E frikshme/ Po festonin fitoren, tifozëve të Vitesses u shembet tribuna

E frikshme/ Po festonin fitoren, tifozëve të Vitesses u shembet tribuna

18:43, 17/10/2021

Tifozët e Vitesses e ka shijuar në maksimum fitoren 1-0 ndaj Nijemgen në kuadër të javës së nëntë në Eredivisie.

Ishte minuta e 16-të e takimit kur Nikolai Frederiksen pranoi një asistim nga Oussama Darfalou për golin e vetëm të takimit.

Ky gol doli të jetë i mjaftueshëm për Vitessen, që mori tre pikë në fund, për të shpërthyer më pas festa me tifozët.

Derisa filluan të këndonin për këtë triumf, për një moment – tifozët e skuadrës holandeze i lëshoi tribuna.

Për fat të mirë asnjë tifoz nuk është lënduar, derisa lojtarët u afruan edhe më shumë që të festonin me ta.

Vitesse është aktualisht në vendin e gjashtë me 16 pikë, gjashtë më pak se lideri Ajaxi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco