Kombëtarja U17 e Kosovës ka arritur të shënoj një sukses historik.
Ata kanë mposhtur me rezultat 1:0 Ishujt Faroe për t’u kualifikuar në “Elite Round” për kampionatin Evropian 2022.
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Arjol Bllaca në minutën e 59-të, kurse në minutën e 87-të u ndëshkua me të kuq Alpi Shahini, duke lënë “Dardanët” me një futbollist më pak.
Kosova fazën e parë kualifikuese e mbylli me dy fitore dhe një humbje, derisa ka fituar ndaj Austrisë 1:0 dhe sot kundër Ishujve Faroe, teksa ka humbur nga Sllovenia 1:0.
Për Kosovën U17 kjo është hera e dytë që kalon në këtë rund. Hera e parë ishte në vitin 2018.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: