Tuchel: Jorginho e meriton të fitojë Topin e Artë

Tuchel: Jorginho e meriton të fitojë Topin e Artë

17:13, 09/10/2021

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel foli për humbjen kundër Juventusit, ndërsa po ashtu theksoi se Jorginho e meriton Topin e Artë.

Ai e vlerësoi Jorginhon dhe tha se italiani me origjinë braziliane nga Italia “meriton të fitojë” Topin e Artë 2021.

Tuchel pastaj vazhdoi të flasë për humbjen 1-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

“Jorginho e meriton të fitojë Topin e Artë”, tha Tuchel.

“Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe është kënaqësi të jesh trajner i tij”.

“Ai ka një vizion të madh për futbollin. Për mua, çmimet individuale nuk kanë një rëndësi të madhe, është e pamundur të bëhet një krahasim i vërtetë midis disa lojtarëve me role të ndryshme”, tha Tuchel, shkruan footballitalia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco