Messi tregon se kë do të votojë për Topin e Artë

Messi tregon se kë do të votojë për Topin e Artë

16:58, 09/10/2021

Lionel Messi tha se ka në plan të votojë për shokët e skuadrës së tij, Neymar dhe Kylian Mbappe, për Topin e Artë.

Fituesi i gjashtë herë i çmimit individual është i preferuari për ta fituar këtë vit, pasi ishte kapiten i Argjentinës në Kupën e Amerikës dhe regjistroi gola të mjaftueshëm për ish-klubin Barcelona.

Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë Topa të Artë, gjithashtu shfaqet në listën e ngushtë të 30 personave, ndërsa janë 14 të nominuar nga Premier Liga, përfshirë pesë lojtarë nga kampioni evropianë Chelsea.

Messi tregoi se ai do të përdorë dy nga tri votat e tij si kapiten i Argjentinës për të zgjedhur Mbappen dhe Neymar, ndërsa theksoi përpjekjet e shkëlqyera individuale të Robert Lewandowskit dhe Karim Benzemat, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

“Natyrisht, unë kam dy lojtarë në ekipin tim për të cilët do të votoja, Ney dhe Kylian”, tha Messi për L’Equipe.

“Më pas, ka lojtarë në nivel individual që kanë pasur një sezon të mrekullueshëm, si Lewandowski, Benzema”.

“Por është e vështirë të thuhet sepse ajo që keni bërë në nivelin kolektiv do të thotë shumë për të fituar Topin e Artë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco