Spinazzola paralajmëron rikthimin e shpejtë në fushë

Spinazzola paralajmëron rikthimin e shpejtë në fushë

16:07, 09/10/2021

Leonardo Spinazzola ka qenë padyshim mbrojtësi më i mirë i Kampionatit Evropian.

Por reprezentuesi italian pësoi një lëndim të tmerrshëm, që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të këtij viti.

Mungesa e tij po vërehet te Italia, por edhe tek skuadra e tij Roma që po vuan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë anësori italian ka gëzuar të gjithë me deklaratën e fundit, ku ka bërë të ditur se ka filluar të ecë pa paterica dhe së shpejti do të jetë në fushë.

Fillimisht reprezentuesi italian foli për lëndimin e tij, se si u ndje në ato momente.

“Pas 20 minutash bëra një telefonatë me video me familjen nga dhomat e zhveshjes dhe menjëherë mu rikthye buzëqeshja, ndonëse ata e kishin fytyrën të mbushur me lot”.

“Është pjesë e lojës, unë shoh përpara dhe gëzoj ato që kam. Kjo periudhë pushimi më ka mbushur me forcë dhe me ka rritur shumë. Tani ndihem si një luan”, tha Spinazzola.

Tutje mbrojtësi i majtë i Romës, deklaroi se tani është mirë dhe muaji tetor është më i rëndësishmi.

“Tani jam mirë. Ky do të jetë muaji më i rëndësishëm. Patericat kam katër javë që i kam hequr dhe tani po rifilloj që të eci mirë”, ka përfunduar mbrojtësi i Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco