Donaruma mbron Jorginhon për humbjen e penalltisë: Mua m’i shënon gjithmonë në stërvitje

Donaruma mbron Jorginhon për humbjen e penalltisë: Mua m’i shënon gjithmonë në stërvitje

09:07, 06/09/2021

Penalltitë e mesfushorit të Italisë, Jorginho, cilësoheshin të pakapshme deri pak kohë më parë. Por me sa duket hileja e penalltisë me kërcim ka filluar të kuptohet dhe shembulli ishte në ndeshjen mes Zvicrës dhe Italisë kur portieri Jan Somer priti goditjen e tij nga pika e bardhë.

Pas sfidës së përfunduar me shifrat 0-0, para mikrofonave doli portieri Xhixhio Donaruma, i cili u pyet pikërisht për episodin e pjesës së dytë kur mesfushori gaboi gjuajtjen e tij.

“Në stërvitje bëjmë sfida dhe ai më shënon gjithmonë. Për fat të keq ndaj Zvicrës nuk ia doli, por e dimë të gjithë që është një gjuajtës penalltish i jashtëzakonshëm. Ndodh që të gabosh penallti. Do ta kalojmë këtë periudhë, jemi një grup i shkëlqyer dhe do të shkojmë larg”, tha Donaruma.

Portieri nuk mund t’i shmangej edhe pyetjeve për PSG-në dhe faktit që tashmë ishte shok skuadre me Neymar e Mesin.

“Është nder i madh të jesh pjesë e një skuadre të madhe, jam shumë i lumtur atje. Por tani do të përqendrohem te ndeshja e radhës e përfaqësueses, pastaj do të kthehem në Paris dhe do të mundohem të fitoj sa më shumë të jetë e mundur me atë skuadër të madhe që kemi”, tha Donaruma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco