Portieri i Hungarisë pranon humbjen: Dreqi e marrtë, vetëm shqiptarët po gjuanin!

Portieri i Hungarisë pranon humbjen: Dreqi e marrtë, vetëm shqiptarët po gjuanin!

08:14, 06/09/2021

Portieri i Hungarisë, Gulasci, do të bënte ndërrimin e detyruar me nisjen e pjesës së dytë. Gardiani i kësaj Kombëtare ishte dëmtuar në kokë dhe për këtë arsye u aktivizua zgjedhja e dytë, Denes Dibusz.

Megjithatë ky i fundit i përveshi mirë mëngët pasi kishte shumë punë në ato 45 minuta të mbetura. Shqipëria po e provonte me të gjitha mënyrat për të shënuar dhe ia doli.

Në prononcimin e dhënë për mediat hungareze, portieri i dytë e tregoi me sinqeritet dominimin e kuqezinjve. “U përpoqa ta ndihmoj ekipin, por për fatin e keq nuk dolëm me zero gol të pësuar. Rezultat të shkakto shumë dhimbje.

Ende më duhet të shikoj prapë golin që pësova, e kam parë vonë dhe nuk e bllokova dot. Nuk do të ndiheshim mirë as me barazimin, por dreqi e marrtë, vetëm shqiptarët kishin raste në pjesën e dytë. Është e dhimbshme ta thuash, por ndoshta e fituan me meritë”, u shpreh Dibusz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco