E prisja! Kishim përballë kundërshtarë të fortë, trajneri Hungarisë pranon humbjen

E prisja! Kishim përballë kundërshtarë të fortë, trajneri Hungarisë pranon humbjen

21:51, 05/09/2021

Pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë Marko Rosi nuk u pa shumë i mërzitur duke karikuar lojtarët e tij për në sfidat në vazhdim.

Në një intervistë për shtyp, Marko Rosi, pranoi humbjen duke e vlerësuar kombëtaren kuqezi si një skuadër të forte.

“Ne e dinim që kundërshtari ishte i fortë, dhe ai e dëshmoi gjatë ndeshjes, kryesisht duke na shkaktuar probleme fizike. Kur mbanim topin dhe nuk nxitonim, kishim mundësi, por për fat të keq jo të mjaftueshme.
 
Ky dështim nuk është fundi i botës, pasi kemi edhe pesë ndeshje para, shpresoj shumë që të kemi fat. Ne u përpoqëm mes shumë probleme para takimit, vlen për të përmendur humbjen e kapitenit të skuadrës Adam Szalai. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të kërkuar justifikime, unë do të vazhdoj të marr përgjegjësinë për të gjitha vendimet e mia, si dhe për këtë ndeshje”, u shpreh Rosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco