Partizani bën goditjen e madhe në merkato, prezanton Ergys Kaçen

Partizani bën goditjen e madhe në merkato, prezanton Ergys Kaçen

21:03, 05/09/2021

Ergys Kaçe është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka prezantuar 28-vjeçarin korçar.

Drejtuesit dhe mesfushori kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës.

Njoftimi i Partizanit

“ZYRTARE

ERGYS KAÇE VISHET I KUQ

FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke. Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar duke dhuruar prezantime shumë pozitive.

Në ekipin tonë përfaqësues mesfushori i njohur regjistron 25 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Me fanellën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco