Manaj pranë kthimit në Itali, Barça në bisedime të avancuara me klubin e Serisë-A

Manaj pranë kthimit në Itali, Barça në bisedime të avancuara me klubin e Serisë-A

10:54, 31/08/2021

Dëshira e tij ishte të debutonte me Barcelonën, por siç duket e ardhmja e Rei Manajt është në Serie-A.

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Barcelona është në bisedime të avancuara me skuadrën e Specias.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu gjatë fazës përgatitore, duke shënuar katër gola në dy ndeshje me Barçën.  Manaj u shpërblye duke u federuar me ekipin e parë të katalanasve, por mesa duket Ronald Koeman nuk e ka në planet e tij, dhe klubi blaugran po dëgjon ofertat që vijnë për të.

Thiago Motta, një ish-mesfushor i Barçës, i cili tashmë është në rolin e trajnerit tek Specia, i ka kërkuar drejtuesve transferimin e një sulmuesi. Drejtuesit e klubit italian duket se kanë pikasur sulmuesin shqiptar, i cili shumë shpejt mund të firmos me skuadrën e re.

Ky do ishte një kthim për Manajn, pasi më parë ka luajtur për Interin, Kremonesen, Peskarën dhe Pisën në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco