Zbulohen prapaskenat e transferimit të Ronaldos, Unitedi në fillim s'kishte shprehur fare interesim

Zbulohen prapaskenat e transferimit të Ronaldos, Unitedi në fillim s'kishte shprehur fare interesim

19:03, 30/08/2021

Të gjithë ishin me sy e veshë se ku do të transferohej Cristiano Ronaldo pasi një sportist që ka fituar gjithçka në futboll ka shumë influencë dhe në opinionin publik.

Por transferimi tek Manchester Unitedi nuk ishte menduar as nga vetë drejtuesit e “djajve” pasi blerja e Sanços për 80 milionë euro nga Dortmundi, forma e mirë e talentit Grinud, prania e Rashford, Martial e Cavani nuk e bënte të nevojshme shpenzimin për një futbollist në sulm, por diçka e papritur ndodhi.

Hyrja në garë e Manchester Cityt tërboi drejtuesit rival që nuk mund ta pranon kurrsesi këtë transferim. Ronaldo shikohet si emblemë e klubit dhe një transferim tek Siti do të shkatërronte imazhin e klubit, veçanërisht të tifozëve.

Ora 11:00 ishte vendimtare për operacionin, sepse në atë orë sipas “Daily Mail” ka ndërhyrë Alex Ferguson, Patric Evra, Rio Ferdinand e Darren Fletcher për ta bindur Ronaldon që mos të transferohet tek City.

Drejtuesit e klubit morën miratimin e pronarëve, familjes Glejzers, duke u hedhur menjëherë në sulm. 20 milionë paund do të fitojë Juvja nga ky operacion, ndërsa Ronaldo do të paguhet 480 mijë paund në javë një kontratë 2 vjeçare, me opsion për një të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco