UEFA zgjedh 'Lojtarin e Sezonit', 'penalltia me kërcim' fiton çmimin

UEFA zgjedh 'Lojtarin e Sezonit', 'penalltia me kërcim' fiton çmimin

19:42, 26/08/2021

Kevin De Bruyne, Jorginho dhe N'Golo Kante ishin tre kandidaturat. Finalist për këtë çmim sezonin e kaluar, De Bruyne i mundësoi “Qytetarëve” fitimin titullit kampion në Premier League dhe ta dërgoi ekipin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve. Dy kandidaturat e tjera, ishin lojtarët kryesor të Chelsea-t. Jorginho arriti të fitonte Ligën e Europës dhe Europianin në të njëjtin vit  lojtari i 10-të në histori që arriti një performancë të tillë). Në fund francezi N'Golo Kante, i cili u ndal para kohe gjatë Europianit (eliminuar kundër Zvicrës në raundin e 1/16), zhvilloi një sezon të shkëlqyer.

Image

Për të dhënë këtë çmim, lojtarët në Evropë, pavarësisht nga kombësia e tyre, u gjykuan në bazë të performancës gjatë gjithë sezonit në të gjitha kompeticionet - si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare - në nivel klubi apo kombëtaresh. Dhe fituesi i madh quhet: Jorginho (29 vjeç). Një shpërblim i nga futbollisti 29 vjeçar, për sezonin e zhvilluar,  qoftë me Italinë apo Chelsea.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco