Shorti i Ligës së Kampionëve: Goglat përballin 'Sheikët e Futbollit'

Shorti i Ligës së Kampionëve: Goglat përballin 'Sheikët e Futbollit'

19:02, 26/08/2021

Në Stamboll të Turqisë, po mbahet eventi më i rëndësishëm i futbollit. 32 skuadrat më të mira të Europës po mësojnë kundërshtarët e tyre në Ligën e Kampioneve.

Shorti i Ligës së Kampioneve ka vënë përballë “Sheikët e Futbollit”. Manchester City i Pep Guardiola-s do të sfidojë PSG-në e Pochettinos në grupin A.

Një sfidë që premton mjaft spektakël, duke parë afrimet e fundit që janë bërë nga skuadrat, veçanërisht nga francezët. Në këtë ndeshje pritet të kemi edhe një përballje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili me shumë gjasa do të transferohet tek City.

Shorti u tregua i pamëshirshëm për Interin që sfidon Real Madrid, në grupin D, ndërsa Bayern Munich përballet me armikun e vjetër Barcelonën në grupin E.

Shorti i vështirë dhe për Juventusin, të cilët përballen me kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve Chelsea-n.

Grupi A: Manchester City, PSG

Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool

Grupi C: Sporting, Borussia Dortmund

Grupi D Inter, Real Madrid

Grupi E: Bayern, Barcelona

Grupi F: Villarreal, Manchester United

Grupi G: Lille, Sevilla

Grupi H: Chelsea, Juventus

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco