Simon Kjaer dhe ekipi mjekësor danez nderohen nga UEFA

Simon Kjaer dhe ekipi mjekësor danez nderohen nga UEFA

18:25, 26/08/2021

Ekipi mjekësor danez dhe kapiteni Simon Kjaer morën Çmimin e Presidentit të UEFA këtë të enjte në Stamboll, për shpëtimin e jetës së Christian Eriksen gjatë EURO 2020. Shembull në fushë nga qëndrimi dhe gjakftohtësia, kapiteni i kombëtares daneze, si dhe stafi mjekësor u nderuan gjatë kësaj ceremonie. Çmimi i Presidentit UEFA, i krijuar në 1998, shpërblen arritje të jashtëzakonshme, përsosmëri profesionale dhe cilësi personale shembullore, sipas kushteve të qeverisë europiane.

Mbrojtësi i Milanit mori çmimin së bashku me ekipin mjekësor që ndërhyri më 12 qershor në stadiumin Parken në Kopenhagen, kur Eriksen u shemb në tokë  pas një sulmi në zemër gjatë ndeshjes kundër Finlandës (0-1). Duke mos qenë e pranishme në eveniment, Kjaer dërgoi një mesazh pas marrjes së çmimit: "Dua t'ju falënderoj për këtë çmim, e vlerësoj këtë gjest dhe si kapiten ndihem i detyruar ta ndaj këtë çmim me të gjithë ekipin.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco