Cristiano Ronaldo arrin marrëveshjen personale me Manchester City-n

Cristiano Ronaldo arrin marrëveshjen personale me Manchester City-n

16:48, 26/08/2021

Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshjen me klubin e Manchester City-t në Premier League.

Kjo është ajo që bën të diture përditshmja spanjolle “AS”. Me Jorge Mendes që drejton negociatat, ish -lojtari i Real Madrid i ka dhënë dritën e gjelbër klubit anglez, dhe sipas gazetës, mbërritja e tij në stadiumin “Etihad” është vetëm çështje orësh!

Tashmë mbetet që klubet të gjejnë marrëveshjen midis tyre, me Juventusin që dëshiron të transferojë Gabriel Jesus. Mirëpo, ekipi i Premier League preferon në negociata Raheem Sterling. Megjithatë, të dy klubet duket se janë të destinuara të merren vesh, me Cristiano Ronaldo-n që do të zbarkojë në qytetin e Mançesterit. Por me një fanellë tjetër ...

Sipas të dhënave të fundit, Ronaldo ka rënë dakord për një kontratë dy vjeçare me City-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco