Lajmi i fundit: Mbappe mund të zyrtarizohet nesër te Real Madridi

Lajmi i fundit: Mbappe mund të zyrtarizohet nesër te Real Madridi

14:00, 26/08/2021

Talenti francez, Kylian Mbappe mund të transferohet te Real Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Raportimet e fundit nga mediat më të mëdha ndërkombëtare bëhet e ditur se Real Madridi po insiston me çdo kusht ta sjellë Mbappen në “Santiago Bernabeu”.

“Radio Marca” të enjten (sot) kanë raportuar se ekziston mundësia që ylli francez të zyrtarizohet si lojtar i ri i Los Blancos të premten, pra nesër.

Mbappe u ka kërkuar edhe zyrtarisht largimin drejtuesve të PSG-së. Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo që ka deklaruar se ata nuk do ta ndalin Mbappen nëse dëshiron largimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco