Finalja e Superkupës së Shqipërisë, FSHF publikon çmimin e biletave

Finalja e Superkupës së Shqipërisë, FSHF publikon çmimin e biletave

16:57, 23/08/2021

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet në datën 28 gusht në “Elbasan Arena”, mes Teutës dhe Vllaznisë.

Kujtojmë që durrsakët fituan kampionatin sezonin  ekaluar, ndërsa shkodranët u shpallën fitues të Kupës së Shqipërisë.

Sfida do të luhet në orën 19:00 në prani të tifozëve, me ‘’Elbasan Arenën’’ që do të presë 30% të kapacitetit ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid.

FSHF-ja ka bërë me dije se shita e biletave ka filluar online dhe në Tiranë, ndërsa në Elbasan do të fillojnë të shiten në datën 26 gusht. Çmimet variojnë nga 200 lekë të reja deri në 1500 lekë në tribunën VIP.

Postimi i FSHF-së

 

🏆 𝑭𝑰𝑵𝑨𝑳𝑱𝑨 𝑬 𝑺𝑼𝑷𝑬𝑹𝑲𝑼𝑷𝑬̈𝑺 𝑺𝑬̈ 𝑺𝑯𝑸𝑰𝑷𝑬̈𝑹𝑰𝑺𝑬̈

𝑲𝑭 𝑻𝑬𝑼𝑻𝑨 – 𝑲𝑭 𝑽𝑳𝑳𝑨𝒁𝑵𝑰𝑨

28 gusht 2021

19:00

Elbasan Arena” 🏟

Biletat i gjeni Online në www.bileta.fshf.org

 Duke filluar nga dita e sotme në dyqanin e FSHF-së, 📍 hyrja e stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe pranë stadiumit “Selman Stermasi”

 Duke filluar nga data 26 gusht pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena”

fshf

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco