Karantinë me detyrim, Liverpool ndalon Salah të luaj me Egjiptin

Karantinë me detyrim, Liverpool ndalon Salah të luaj me Egjiptin

13:43, 23/08/2021

ANGLI- Liverpool nuk do lejojë Mohammed Salah që të luajë me kombëtaren e Egjiptit për kualifikueset e botërorit 2022.

Kjo për shkak të frikës së infektimit të sulmuesit me Covid. Kështu Salah do humbasë dy ndeshjet që Egjipti do luajë kundër Angolas dhe Gabonit.

Nëse Salah do udhëtojë për të luajtur me Egjiptin kur të kthehet në Angli do detyrohet ti nënshtrohej një karantine pas masave të ashpra që qeveria angleze ka për njerëzit që futen në Angli. Liverpooli nuk kërkon të rrezikojë pasi Salah është një nga lojtarët më të vlefshëm që ka.

Kjo do të thotë që Alisson, Roberto Firmino dhe Fabinho do të ndalohen të bashkohen me skuadrën e Brazilit.

Sportsmail raportoi se shefat e Premier League po lobonin në Qeveri për përjashtime nga karantina për të shmangur që lojtarët e tyre të detyroheshin të izoloheshin në hotele dhe të përballeshin me humbjen e ndeshjeve kryesore të Premier League dhe Champions League.

Lojtarët që udhëtojnë në vendet e listës së kuqe si Egjipti, Brazili dhe Argjentina mund të humbasin deri në katër ndeshje për klubet e tyre nëse udhëtojnë për detyra ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco