Ancelotti mesazh Bale dhe Hazard: S’e kanë vendin të sigurt te Real Madridi

Ancelotti mesazh Bale dhe Hazard: S’e kanë vendin të sigurt te Real Madridi

13:17, 23/08/2021

Carlo Ancelotti nuk mund t’u garantojë aktivizim të rregullt Eden Hazard dhe Gareth Bale te Real Madridi këtë sezon, me “Los Blancos” të përgatitur të bëjnë rotacionin e tretë, por jo të fundit, derisa të gjendet një formulë fituese. Ylli belg ende nuk ka arritur të japë më të mirën në Spanjë, ndërsa uellsiani, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenham, shihet si opsion për titular në “Santiago Bernabeu”.

Bale është dukur më i ndritshëm në sfidat e hershme të sezonit 2021-2022, duke shënuar golin e tij të parë për Realin në gati dy vite, gjatë barazimit 3-3 me Levante. Karim Benzema, Luka Jovic, Rodrygo dhe Vinicius Junior janë gjithashtu të etur për të zënë një vend në formacionin startues të Ancelotti, në repartin ofensiv.

I pyetur për opsionet e tij sulmuese dhe si mund të duket formacioni i tij i preferuar, Ancelotti iu tha gazetarëve: “Nuk mund t’ju them se sa minuta do të luajnë. Kemi shumë konkurrencë në sulm. Kemi disa sulmues cilësorë si Bale, Vini Jr., Hazard, Benzema dhe Jovic, të cilët bënë mirë kundër Levante. Më duhet ta shijoj atë cilësi në fushë, duke u dhënë mundësinë të luajnë atyre që e meritojnë”.

 

Reali ka marrë katër pikë nga dy ndeshjet e para të këtij sezoni, me yllin brazilian Vinicius që ka shënuar tre nga shtatë golat e të bardhëve. Ancelotti foli për 21-vjeçarin, i cili ndonjëherë është përballur me kritika për mungesën e finalizimit: “Vinicius Jr. ka cilësi dhe është shumë i shpejtë. A është ai një golashënues i shkëlqyeshëm?

Nuk e them dot këtë, sepse atij i pëlqen të luajë nga jashtë (krahët). Ai duhet të shënojë gola, sepse është më i shpejtë se kundërshtarët e tij. Është më e vështirë për të kur është në zonë, por duke pasur parasysh cilësinë e tij, ka aftësi të shënojë gola nga distanca dhe në një situatat një kundër një. Ai do të jetë i rëndësishëm për Realin”.

Vinicius Jr. ka shënuar tre gola në dy ndeshje dhe kjo është shenja e një lojtari vërtet të rëndësishëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco