Klopp nuk kursehet për Halaand: ‘Është forcë e natyrës, nuk e kam numrin e tij të telefonit...’

Klopp nuk kursehet për Halaand: ‘Është forcë e natyrës, nuk e kam numrin e tij të telefonit...’

13:04, 23/08/2021

ANGLI– Erling Halaand admirohet nga të gjitha klubet e mëdha të Evropës. Të gjithë ekipet kryesore në ligat më të forta e kanë pasur në agjendën e tyre për shumë kohë por sulmuesi ende nuk është larguar nga Dortmundi.

I radhës që ka folur për fenomenin norvegjez ka qenë Jurgen Klopp në një intervistë për ‘’BILD’’.

‘’Halaand është një forcë e natyrës. Herët a vonë do luajë për një klub të madh. Nuk e di nëse do jetë vitin e ardhshëm por Dortmund duhet të përgatitet. Unë nuk e kam numrin e tij të telefonit. Ai është një lojtar shumë interesant. Më pëlqen energjia e tij” tha trajneri i Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco