Shenjëtari Drilon Ibrahimi zë vendin e 46-të në “Tokyo 2020”

Shenjëtari Drilon Ibrahimi zë vendin e 46-të në “Tokyo 2020”

09:08, 25/07/2021

Drilon Ibrahimi ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46.

Ai u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.

Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco