Kjo është fotografia e parë e Eriksenit pasi u lirua nga spitali

Kjo është fotografia e parë e Eriksenit pasi u lirua nga spitali

17:08, 04/07/2021

Ylli i Danimarkës dhe Interit, Christian Eriksen është parë për herë të parë që kur u largua nga spitali pasi pësoi sulm në zemër.

Eriksen kishte rënë në tokë pa ndjenja në takimin e parë të danezëve në grupe të “Euro2020” kundër Finlandës.

Mesfushori danez për disa momente kishte jetën në rrezik, ndërsa me t’u dërguar në spital gjendja e tij ishte përmisuar dhe ishte larguar nga rreziku për jetën.

Danezi u dërgua në Kopenhagë pasi u përmisua gjendja e tij shëndetësore e më pas u kthye në shtëpi më 18 qershor pasi atij iu vendos një aparat në zemër.

Eriksen ka qenë duke pushuar me të dashurit e tij në Odense por bëri një vizitë në plazhin Tidilde Strand të premten, ku ai pozoi me një tifoz të ri të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco