'Euro 2020', Shaqiri në mesin e 11-shes më të mirë të fazës çerefinale

'Euro 2020', Shaqiri në mesin e 11-shes më të mirë të fazës çerefinale

16:44, 04/07/2021

Mesfushori nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri ka hyrë në formacionin më të mirë të fazës çerekfinale në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro2020”.

Shaqiri është vlerësuar lartë nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Whoscored.com” e cila e ka përfshirë në mesin e 11-shes më të mirë në “Euro2020” në fazën që lamë pas.

Përkundër disfatës nga Spanja në penallti, mesfushori shqiptar kontribuoi me një gol në barazimi 1-1 pas 120 minutave në fushë.

Krahas Shaqirit, në formacionin e publikuar nga sajti në fjalë janë edhe yjet si Harry Kane e Insigne.

Formacioni më i mirë, sipas “Whsocored.com”:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco