Dopietë në fitoren ndaj Ukrainës, flet Kane: Ishte një performancë e shkëlqyer, jemi në rrugën e duhur

Dopietë në fitoren ndaj Ukrainës, flet Kane: Ishte një performancë e shkëlqyer, jemi në rrugën e duhur

09:30, 04/07/2021

Autor i një dopiete në fitoren fantastike të Anglisë ndaj Ukrainës (4-0), Harry Kane është rikthyer të bëjë liderin në këtë Euro 2020. Sulmuesi anglez i cili aktualisht ka shënuar tre gola në këtë kompeticion, u “zgjua” në momentin e duhur duke ndihmuar “Tre Luanët” të fitojnë. I pyetur në fund të takimit, kapiteni i kombëtares angleze shijoi kualifikimin për në gjysmëfinale.

“Ishte një performancë e shkëlqyer, një mbrëmje e shkëlqyer për ne. Një çerekfinale e euros dhe një paraqitje e mirë nga ana jonë, jemi shumë të kënaqur. Është një natë e fantastike për futbollin anglez. Ndihem mirë, kam marrë pasime të mirë, është bukur të shënoj gola dhe të fitoj këtë ndeshje. Ne jemi në rrugën e duhur, e bëmë punën tonë sonte (dje). Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, të punojmë, dhe të bëjmë më mirën të mërkurën, " tha Kane në mikrofonin e beIN Sports . Anglia  do luaj në Ëembley kundër Danimarkës me finalen në sytë e tyre ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco