Kundërshtarë në boks, por Usyk i thotë Joshuas se Ukraina do ta nokautojë Anglinë

Kundërshtarë në boks, por Usyk i thotë Joshuas se Ukraina do ta nokautojë Anglinë

11:54, 03/07/2021

Kundërshtari i Anthony Joshuas, Oleksandr Usyk është zotuar se Ukraina do të eliminojë Anglinë nga Euro 2020.

Boksieri ukrainas, i cili tashmë ka mundur britanikët si, Tony Bellew dhe Derek Chisora, do të takohet me kampionin që mbanë katër titujt më 25 shtator.

Por, nuk është përplasja e vetme në të cilën tifozët anglez dhe ukrainas të sportit do të kenë një interes të përbashkët, me dy ekipet kombëtare të futbollit që përplasen në çerekfinalet e Euro 2020 sot (e shtune) nga ora 21:00.

Dhe Usyk, i cili takohet me Joshuan si zëvendësim për Tyson Furyn, po mbështet vendin e tij për të arritur një fitore të befasishme kundër Tre Luanëve.

Në një intervistë për The Sun, boksieri tha: “Na vjen keq Angli, Ukraina do të të mundë. Ukraina do të jetë kampione!”.

Skuadrat do të takohen në Stadio Olimpico të Romës, për një vend në gjysmëfinalet e Euro 2020 kundër Danimarkës ose Republikës Çeke që po ashtu luajnë sot, por nga ora 18:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco