Yann Sommer vendos rekord në 'EURO 2020'

Yann Sommer vendos rekord në 'EURO 2020'

23:08, 02/07/2021

Zvicra u mposht nga Spanja pas gjuajtjes së penalltive dhe portierët Yann Sommer dhe Unai Simon ishin protagonistë këtë mbrëmje.

Spanjolli u shpall “Njeriu i Ndeshjes”, pasi priti dy penallti, kurse zvicerani vendosi një rekord.

“Gardiani” i Zvicrës bëri 10 pritje në ndeshjen kundër Spanjës, shifër kjo që nuk ishte regjistruar nga asnjë portier në “EURO 2020”.

Gjithsesi paraqitja e mirë e Sommer, sidomos në 30 minuta në shtesë, nuk vlejti për Zvicrën, që nuk arriti ta përsërisë suksesin si kundër Francës nga penaltitë dhe të kualifikohet në gjysmëfinale, duke përfunduar këtu ëndrra e tyre Europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco