EURO 2020/ Belgjikë - Itali, Martinez dhe Mancini rreshtojnë titullarët

EURO 2020/ Belgjikë - Itali, Martinez dhe Mancini rreshtojnë titullarët

19:56, 02/07/2021

Është dita e madhe! Në orën 21:00, në stadiumin “Allianz Arena”, do të luhet “finalja” e parakohshme mes Belgjikës dhe Italisë.

Një sfidë e vlefshme për çerekinfalet e “EURO 2020”, por që ka një vlerë të madhe, pasi ekipi që fiton ka shanse të arrijë finalen e madhe, cila do të luhet në “Ëembley”.

Kevin De Bruyne në dyshim për këtë sfidë, do të luaj nga minuta e parë, ndërsa Eden Hazard  është në stol. Befasia e madhe tek Zvicra është aktivizimi i Doku si titullar. Nga ana tjetër, Giorgio Chiellini, i dëmtuar kundër Zvicrës në ndeshjen e dytë, është në 11-he së bashku me Leonardo Bonuccin. Ndërsa Marco Verratti vazhdon të preferohet para Manuel Locatellit në mesfushë. Performanca e shkëlqyer kundër Austrisë, ka bërë që  Federico Chiesa, të fitoi vendin e tij si titullar.

Belgjika mbërriti në çerekfinale pasi mposhti Portugalinë, ndërsa azzurrët eliminuan Austrinë.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me Zvicrën ose Spanjën që në këto momente është në kohën shtesë.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco