Ribery ndan rrugët me Fiorentinën

Ribery ndan rrugët me Fiorentinën

15:02, 01/07/2021

Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht se Franck Ribery nuk do të qëndrojë më në Artemio Franchi, pasi kontrata e tij skadoi dje.

Pas dy sezonesh, anësori francez kishte shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Firence, ku Vincenzo Italiano është emëruar trajner i ri.

Ribery ishte në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij, por bisedimet nuk kanë qenë të suksesshme dhe klubi falënderoi ish yllin e Bayern Munchen për kohën e tij në Toscana, thonë raportet në Itali.

Me mesazhin në mediat sociale, klubi konfirmoi që Ribery nuk është më një lojtar i Fiorentinas, raporton Football Italia.

38 vjeçari arriti te klubi në gusht të 2019-ës,  me një transferim falas dhe ka luajtur 51 ndeshje që nga transferimi i tij në Itali.

Ribery dha pesë gola dhe bëri 10 asistime gjatë kohës së tij në Fiorentina, por pati një seri dëmtimesh gjatë dy viteve të fundit që e penguan atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco