Krahasimi me Usain Bolt/ Lojtarët më të shpejtë të ‘Euro 2020’

Krahasimi me Usain Bolt/ Lojtarët më të shpejtë të ‘Euro 2020’

14:45, 01/07/2021

Gjatë këtij Evropiani janë mbledhur statistika nga më të ndryshmet, një ndër to është dhe për lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe në vrapim gjatë takimeve që ata kanë zhvilluar.

“Atletë” të jashtëzakonshëm kishte ky kompeticion, shpejtësia, ritmi në lojë dhe vullneti për të qenë më të mirët, nuk ndalonte futbollistët të jepnin maksimumin e tyre.

Lojtarët që spikatën në këtë Evropian ishin emra jo pak të dëgjuar.

Në vend të parë është Leonardo Spinazzola. Ai mbetet lojtari më i shpejtë deri më tani në “Euro 2020” me 33.8 km/h, dhe këtë e arriti në takimin ndaj Turqisë, që ishte edhe ndeshja hapëse e turneut.

Një shpejtësi të njëjtë, por që renditet i dyti, e arriti edhe mbrojtësi i Hungarisë, Loic Nego.

Në vendin e tretë gjendet mesfushori i Francës, Kingsley Coman, që arriti shpejtësinë e 33.7 km/h.

Pas tij është Kyle Walker i Anglisë, në shpejtësinë e 32.8, e në të katërtin është Rafa Silva i Portugalisë po ashtu me 32.8.

Raphael Varane me Francën arriti shpejtësinë më të madhe në 32.6 km/h, e Patrick Van Aanholt i Holandës është po ashtu me të njëjtën shpejtësi.

Jan Vertonghen i Belgjikës është në të tetin po ashtu me 32.6, e në të nëntin gjendet Giovani Di Lorenzo i Italisë me 32.6 km/h.

Në vendin e fundit (10), është renditur mbrojtësi i Austrisë, Martin Hinteregger me 32.4 km/h.

Për krahasim, rekordi i kampionit të atletikës, Usain Bolt, është rreth 37.6 km/h.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco