Wolfsburg ka shprehur gatishmëri për transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka mbetur tashmë pa kontratë me klubin nga Camp Nou.

Sot, më 1 korrik, Messi edhe zyrtarisht ka mbetur pa kontratë me Barcelonën, pasi palët ende nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi.

Mbetja e Messit pa kontratë ka bërë që shumë klube të interesohet për situatën e tij, edhe pse raportohet se argjentinasi do të njoftojë rinovimin në ditët e ardhshme.

Situata pa kontratë e sulmuesit argjentinas ka bërë që disa klube të bëjnë edhe shaka me këtë, duke kërkuar transferimin e Messit.

I tillë është klubi gjerman, Wolfsburg, i cili ka bërë një postim sa komik po aq edhe kreativ në rrjetet sociale.

“Prisni, po dëgjojmë se dikush është jashtë kontratës?. Duke pritur “komunikatën zyrtare”…”, ka shkruar klubi gjerman në Facebook.