Zyrtare: Prishtina kompleton transferimin e Leotrim Kryeziut nga Lugano

Zyrtare: Prishtina kompleton transferimin e Leotrim Kryeziut nga Lugano

12:50, 01/07/2021

Leotrim Kryeziu tanimë është zyrtarisht një futbollist i Prishtinës.

Sulmuesi i talentuar nga Rogana e Kamenicës, edicionin e fundit ishte ndër më meritorët për triumfin e Prishtinës në kampionat.

Kryeziu në kryeqytetin kosovar ishte i huazuar nga skuadra zvicerane Lugano.

Megjithatë kampioni në fuqi i Kosovës ka kryer transferimin e përhershëm të tij.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit prishtinas që ka konfirmuar se Leotrim Kryeziu tanimë është një futbollist i tyre duke nënshkruar kontratë tri vjeçare.

“Nga huazimi, Prishtina e transferon Leutrim Kryeziun nga Lugano. Për tre vitet e ardhshme, skuadra siguron vijën e sulmit”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit prishtinas.

Kujtojmë që Prishtina për Kryeziun fitoi garën me dy ekipet gjilanase, Dritën dhe Gjilanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco