Lojtarët që rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinalet e Euro 2020 shkaku i kartonëve të verdhë

Lojtarët që rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinalet e Euro 2020 shkaku i kartonëve të verdhë

11:28, 01/07/2021

Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ ka hyrë në fazën e nxehtë, pasi tashmë kanë mbetur vetëm tetë kombëtare, të cilat luftojnë për trofeun e madh dhe ndeshjet çerekfinale fillojnë nesër (e premte).

Tetë kombëtare luftojnë për trofeun e madh të Euro 2020, por disa nga to mund të penalizohen nëse futbollistë të caktuar të tyre mund të ndëshkohen me të verdhë.

Të gjitha kombëtaret kanë lojtarë me nga një karton të verdhë dhe një karton i dytë në ndeshjet çerekfinale mund t’ua pamundësoj atyre të luajturit në gjysmëfinale.

Rregullat e UEFA-s janë të qarta: pas dy ndëshkimeve në dy ndeshje të ndryshme, diskualifikimi për një ndeshje në Kampionati Evropian është automatik.

Megjithatë, nëse një lojtar që ka një karton të verdhë, shpëton pa u ndëshkuar në çerekfinale, atëherë në gjysmëfinale i hiqet kartoni dhe rreziku të mungojë në finale është shumë i vogël, vetëm nëse ndëshkohet direkt me të kuq.

Më poshtë keni situatën e secilit ekip kombëtar me lojtarët që janë të ndëshkuar dhe rrezikojnë mungesën në gjysmëfinale:

Belgjika

Ndeshja e radhësÇerekfinale kundër Italisë

Të rrezikuarToby Alderweireld, Thorgan Hazard, Thomas Vermaelen

Danimarka

Ndeshja e radhësÇerekfinale kundër Republikës Çeke

Të rrezikuarMikkel Damsgaard, Thomas Delaney, Mathias Jensen, Daniel Wass

Anglia

Ndeshja e radhësÇerekfinale ndaj Ukrainës

Të rrezikuarPhil Foden, Harry Maguire, Kevin Philips, Declan Rice

Italia

Ndeshja e radhësÇerekfinale kundër Belgjikës

Të rrezikuarNicolo Barella, Giovani Di Lorenzo, Matteo Pessina

Republika Çeke

Ndeshja e radhësÇerekfinale kundër Danimarkës

Të rrezikuarVladimir Coufal, Adam Hlozek, Josef Masopust

Spanja

Ndeshja e radhësÇerekfinale kundër Zvicrës

Të rrezikuarJordi Alba, Sergio Busquets, Rodri, Pau Torres

Zvicra

Ndeshja e radhësÇerekfinale kundër Spanjës

Të rrezikuarManuel Akanji, Nico Elvedi, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Mbabu, Ricardo Rodriguez, Fabian Schar

I diskualifikuarGranit Xhaka

Ukraina

Ndeshja tjetërÇerekfinale kundër Anglisë

Të rrezikuarArtem Dovbyk, Andriy Yarmolenko, Mykola Shaparen, Serhiy Sydorchuk

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco