Teuta-Sherif Tiraspol/ UEFA cakton arbitra nga Bjellorusia për sfidën e Champions League

Teuta-Sherif Tiraspol/ UEFA cakton arbitra nga Bjellorusia për sfidën e Champions League

09:56, 01/07/2021

UEFA i ka besuar një tresheje arbitrash nga Bjellorusia për të vendosur drejtësi në ndeshjen e parë mes Teutës dhe Sherif Tiraspolit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Në takimin që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”, kryesor do të jetë Amin Kurgheli.

Ky i fundit, jo më larg se më 4 qershor, gjykoi përballjen Andorrë U-21-Shqipëri U-21, duke u sjellë fat kuqezinjve të Alban Bushit, që triumfuan me rezultatin 0-3.

Kurgheli është 30 vjeç, ndërsa ka vetëm dy vite që ka marrë stemën e FIFA-s.

Asistentë të tij në Durrës do të jenë gjithashtu bjellorusë, Juri Khomçenko dhe Viktar Hetsikau.

Interesant është fakti se Kurgheli ka arbitruar edhe në finalen e Kupës së Moldavisë ndeshjen Sherif-Sfintul, që u fitua nga kjo e fundit me penallti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco