VIDEO/ Incidenti në tribuna pas eliminimit, dalin pamjet e grindjes midis nënës së Rabiot dhe familjarëve të Mbappe dhe Pogba

VIDEO/ Incidenti në tribuna pas eliminimit, dalin pamjet e grindjes midis nënës së Rabiot dhe familjarëve të Mbappe dhe Pogba

14:19, 30/06/2021

Eliminimi nga Zvicra, nuk u prit mirë në kampin francez, dhe pakënaqësia kulmoi në mesin e të afërmve të lojtarëve të pranishëm në tribunat në Bukuresht.

Kamerat regjistruan një episod kur Veronique Rabiot, nëna e Adrien Rabiot, pati një debat të ashpër me familjarët e Kylian Mbappe dhe Paul Pogba, ku ajo fajësoi sulmuesin e PSG për penalltinë e humbur.

"Është turp për një lojtar të nivelit të tillë. Ai gjuajti shumë lehtë. Shpresoj se do t’i bërtasësh atij," u tha Veronique Rabiot pjestarëve të familjes së Kylian Mbappe të pranishëm në stadium.

Sipas “RMC Sport”, nëna e Adrien Rabiot gjithashtu fajësoi Pogba tek goli i barazimit në minutën e 90-të, kur ai humbi një top në mes të fushës. Ata që ishin të pranishëm në stadium u befasuan nga sjellja e zonjës Rabiot.

Veronique gjithashtu kundërshtoi gazetarët e pranishëm, të cilët i akuzoi se po mbronin një lojtar që ajo e konsideron shumë arrogant.

Familjet e lojtarëve të tjerë, dëshmitarë të skenës, kritikuan Veronique për mënyrën dhe  momentin e debatit dhe Federata e Futbollit e Francës me siguri do të vendos në të ardhmen nëse do ta lejojë atë të jetë përsëri e pranishme në tribuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco