Asnjëra nga skuadrat e ‘Grupit të vdekjes’ nuk arrijnë në çerekfinale të ‘Euro 2020’

Asnjëra nga skuadrat e ‘Grupit të vdekjes’ nuk arrijnë në çerekfinale të ‘Euro 2020’

23:07, 29/06/2021

Të gjitha skuadrat e Grupit F janë eliminuar nga “Euro 2020”.

“Grupi i vdekjes” siç njihej ishte Grupi F, apo siç ishte cilësuar më i vështiri në Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.

Para se të fillojë Kampionati, njohësit e futbollit sugjeronin që njëra nga tri skuadrat, Portugalia, Gjermania dhe Franca do ta fitonin eventualisht “Euro 2020”.

Në Grupin F bënin pjesë Portugalia, Franca, Hungaria dhe Gjermania, ku në fund Hungaria u eliminua në fazën e grupeve.

Mirëpo, edhe tri kombëtaret e tjera u eliminuan në 1/8 e finales, Franca u eliminua nga Zvicra, Portugalia nga Belgjika dhe së fundmi Gjermaninë e mposhti Anglia.

Grupi F tanimë është shuar dhe në çerekfinale nuk ka asnjë skuadër nga ky grup, i cili cilësohej njëherësh si favorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco