Joachim Low e thotë hapur: Ja fajtorët për humbjen ndaj Anglisë!

Joachim Low e thotë hapur: Ja fajtorët për humbjen ndaj Anglisë!

21:32, 29/06/2021

Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Anglinë, trajneri i Gjermanisë Joachim Low tha se ekipi nuk shfrytëzoi rastet e krijuara, veçanërisht u ndal te gabimet e Muller dhe Werner.

“Ne nuk i shfrytëzuam mundësitë e dy shanseve të mëdha që patëm me Muller dhe Werner. Ju duhet t’i shfrytëzoni ato nëse doni të keni sukses. Ekipi anglez e bëri atë. Ne nuk ishim mjaftueshëm klinik ose mjaftueshëm efektiv”, tha ai.

Kjo është ndeshja e fundit e Joachim Low si trajneri i Gjermanisë. Ai do të pasohet nga Hansi Flick.

Një fund zhgënjyes, por ai meriton të kujtohet me dashuri nga tifozët gjermanë pas fitores së Kupës së Botës në 2014. Ata ishin gjithashtu nënkampionë në Euro 2008 dhe arritën tre gjysmëfinale gjatë drejtimit të Low.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco