VIDEO/ 53 vite pritje, Anglia ‘hakmerret’ ndaj Gjermanisë!

VIDEO/ 53 vite pritje, Anglia ‘hakmerret’ ndaj Gjermanisë!

19:57, 29/06/2021

Anglia ka prerë një biletë për në çerekfinale të “Euro 2020”.

Pjesa e parë filloi me një dinamikë të lartë, por skuadrat nuk rrezikonin shumë.

Sterling testoi portierin Manuel Neuer, me një goditje fantastike nga distanca, por gjermani ishte i vendosur mirë.

Në anën tjetër, rastin më të mirë për Gjermaninë e pati Timo Ëerner, i cili doli vet me portierin Pickford, që në fund anglezi e mbrojti goditjen e tij.

Mirëpo, në pjesën e dytë, ishin anglezët të cilët avancuan me golin e Sterling. Anëtari i Manchester Cityt realizoi gol në min 75′ pas një asistimi nga Luke Shaw.

Gjermanët u kundërpërgjigjën me anë të një kundërsulmi ku Muller humbi një rast të shkëlqyer ku kishte përballë vetëm portierin, Pickford në min 80′.

Anglia në fund arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku Jack Greaish arriti të asistojë për Harry Kane i cili shënoi golin e dytë në min 85′. Rezultati përfundimtar, Anglia 2-0 Gjermania.

Anglia shkon në çerekfinale duke e mposhtur Gjermaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco