'E humbëm ndeshjen për shkak të gabimit tim', De Ligt ndihet fajtor: Mendova se…

'E humbëm ndeshjen për shkak të gabimit tim', De Ligt ndihet fajtor: Mendova se…

21:33, 27/06/2021

Matijas De Ligt, ishte një nga shkaktarët kryesor të eliminimit të Holandës, në fazën e 1/8-ave të Europianit.

Mbrojtësi që aktivizohet me Juventusin në Serinë A, u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në minutën e 55-të, duke lënë Tulipanët me 10 lojtarë.   De Ligt foli pas këtij eliminimi zhgënjyer për “NOS TV”, duke pranuar fajin.

“Sigurisht, që ndihem keq. Ne praktikisht e humbëm ndeshjen për shkak të asaj që unë bëra në prapavijë. Unë duhet të kisha larguar topin. Mendova se kishim ndeshjen nën kontroll. Kishim pak raste, veçanërisht në pjesën e parë. Unë madje nuk kisha ndjesinë që ata krijuan shumë raste. Por kartoni i kuq natyrisht, bëri ndryshimin”, u shpreh De Ligt.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco