'Gati të shkruajmë historinë'/ Granit Xhaka nuk i frikësohet Francës në 'Euro 2020'

'Gati të shkruajmë historinë'/ Granit Xhaka nuk i frikësohet Francës në 'Euro 2020'

21:14, 27/06/2021

Pasi siguroi kalimin në fazën e 1/8-ave të Euro 2020-ës, si një nga vendet e treta më të mira, Zvicra do të përballet me Francën, një nga kandidatet kryesore për t’u ngjitur në majën e kontinentit.

Helvetët janë të ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit dhe faktin që ata janë favoritë për të kaluar në çerekfinale, por nëpërmjet kapitenit Granit Xhaka shprehen se janë gati për të tentuar surprizën e madhe.

“Ne duam të shkojmë deri në fund, në tre edicionet e fundit jemi eliminuar në raundin e 16-të, por kjo skuadër është e gatshme të shkruajë histori. Franca është favoritja por ne nuk kemi frikë.Ne jemi shumë të qetë, ne e dimë se si kjo ndeshje është e rëndësishme, nëse japim 100% në fushë ne mund të shkruajmë historinë”, përfundon kapiteni i Zvicrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco