Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Holandës dhe Çekisë

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Holandës dhe Çekisë

18:53, 27/06/2021

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Holandës dhe Republikës Çeke.

Dy përfaqësueset zhvilluan lojë më shumë në mesfushë, në përpjekje të ndërtimit të aksioneve, por që rezultuan të pasuksesshme.

Holanda fillimisht ishte më e rrezikshme duke provuar disa herë, por të pafat pasi nuk finalizuan. Ndërkohë, Çekia më shumë provoi përmes kundërsulmeve, kurse rastin më të mirë në ndeshje e kishte Barak, që dështoi të shënonte nga afërsia, gjuajtje e cila ishte e vetmja në kornizën e portës për dy skuadrat.

Mbetet të shihet nëse do këtë fitues në pjesën e dytë, në mënyrë që të mësohet kundërshtari i Danimarkës në çerekfinale të “Euro 2020”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco