UEFA i mohon Gjermanisë stërvitjen përpara Anglisë, ylli i Low: Ia tregojmë ne Wembley-t

UEFA i mohon Gjermanisë stërvitjen përpara Anglisë, ylli i Low: Ia tregojmë ne Wembley-t

18:08, 27/06/2021

Gjermania nuk do të jetë në gjendje të stërvitet në Wembley para ndeshjes kundër Anglisë.

Zakonisht ekipet kombëtare mund të zhvillojnë një seancë stërvitore por duke pasur parasysh ndeshjet radhazi të luajtura në stadiumin historik, UEFA ka mohuar autorizimin për përzgjedhjen gjermane.

Gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020 do të luhen gjithashtu në stadiumin e Londrës. Kjo është raportuar nga RMC Sport.

Robin Gosens, anësori i Gjermanisë dhe Atalanta, ndërhyri për të analizuar ndeshjen e së martës kundër Anglisë:

“Do të jetë stadiumi i gjithi kundër nesh? Do të jetë një motiv shtesë, qëllimi është të heshtim Ëembley. Pritshmëria është e madhe, por unë jam vërtet gati”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco