I dhuroi fitoren Suedisë, flet Forsberg: Jam shumë i lumtur, mendërisht jemi më fortë

I dhuroi fitoren Suedisë, flet Forsberg: Jam shumë i lumtur, mendërisht jemi më fortë

18:10, 18/06/2021

Suedia doli fituese nga ndeshja e dytë e grupit E në Kampionatin Europian. Skandinavët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Sllovakinë, falë golit të shënuar nga Forsberg nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 77-të.

Pas ndeshjes, mesfushori suedez Emil Forsberg dha një prononcim për mediat, ku u shpreh: "Jam jashtëzakonisht i lumtur. Është bukur të fitosh dhe është absolutisht fantastike të kesh sukses. Në pjesën e parë kemi luajtur jo dhe aq mirë, ndërsa në të dytën kemi bërë më mirë. Mendërisht jemi të fortë, ka gjasa që mund t'i bëjmë më mirë, por në përgjithësi kemi luajtur një lojë pozitive ".

Me këtë triumf, Suedia u ngjit vendin e parë në renditjene grupit E, me katër pikë të grumbulluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco