Çfarë po ndodh me lojtarët? Pas Ronaldos, Pogba largon një tjetër sponsor nga tavolina

Çfarë po ndodh me lojtarët? Pas Ronaldos, Pogba largon një tjetër sponsor nga tavolina

10:21, 16/06/2021

Paulo Pogba është bërë lojtari i fundit që heq një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave për shtyp.

Pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp largoi Coca Colan, duke bërë thirrje që të pihet më shumë ujë.

Ky veprim i portugezit i solli humbje pijes së gazuar rreth katër miliardë euro, për shkak të prishjes së imazhit.

Tani, Pogba ishte ai që largoi pije alkoolike, birrën Heineken nga tavolina e konferencave, duke vazhduar më pas atë çfarë kishte për të thënë.

Tashmë është e ditur se për myslimanët, besim që mesfushori francez i takon, është e ndaluar me fe që të konsumohen pijet alkoolike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco