UEFA pranon kërkesën e Italisë për ndryshimin e listës, zëvendësohet Sensi i dëmtuar

UEFA pranon kërkesën e Italisë për ndryshimin e listës, zëvendësohet Sensi i dëmtuar

16:48, 07/06/2021

Italia ka marrë miratimin zyrtar nga UEFA për të zëvendësuar Stefano Sensin e dëmtuar me Matteo Pessinën në listën finale prej 26 futbollistësh, me të cilët do të garojë në Kampionatin Europian.

Fillimisht ishte mesfushori zikaltër pjesë e listës, por në grumbullim u mbajt edhe Pessina, pasi Sensi pësoi një dëmtim, prej të cilit nuk mund të rikuperohej dot në kohë për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent.

Rregullorja e UEFA-s parashikon ndryshime në listë deri në 24 orë para ndeshjes hapëse, vetëm në rast të ndonjë infektimi me koronavirus apo dëmtimi të rëndë, teksa Italia bëri aplikimin pikërisht pasditen e djeshme në zyrat e qeverisë europiane të futbollit.

Me dosjen mjekësore të Sensit, ku përfshiheshin të gjithë ekzaminimet që konfirmonin dëmtimin, “të kaltrit” ia dolën të bindin UEFA-n të pranojë ndryshimin e tij në listë me mesfushorin e Atalantës, Mateo Pessina.

“Të kaltrit” do të zbresin në fushë më 11 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku do të përballen me Turqinë pikërisht në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco