Formacionet zyrtare/ Pirlo lë jashtë Ronaldon, Milan luan ndeshjen e sezonit ndaj Atalantës

Formacionet zyrtare/ Pirlo lë jashtë Ronaldon, Milan luan ndeshjen e sezonit ndaj Atalantës

20:22, 23/05/2021

Milani, Napoli dhe Juventusi do të luftojnë për dy vende në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Milan renditet në vendin e tretë me 76 pikë aq sa ka edhe Napoli në vendin e katërt, ndërsa Juventusi është i pesti me 75 pikë. Milani dhe Napoli janë në pozitë më të mirë se Juventusi, pasi nëse fitojnë, kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Por Milani do të ketë punë shumë më të vështirë nga të tri skuadrat, sepse përballet me Atalatan, e cila pavarësisht se e ka siguruar Ligën e Kampionëve, synon ta mbyllë sezonin në vendin e dytë, menjëherë pas kampionëve të Inter.

Napoli përballet me Veronën, një skuadër kompakte, ndërsa Juventusi me Bolognan. 

​Në sfidat e tjera, Lazio do të luajë transfertë përballë Sasuolos, ndërsa Torino dhe Benevento do të luajnë për statistika pasi verdhekuqtë kanë rënë matematikisht në Serinë B. Ndeshje interesante pritet  dhe ajo midis Speizas dhe Romës, teksa do të përballen dy mbrojtësit e Kombëtares, Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla.

Përveç Interit kampion që luajti ndaj Udineses në orën 15:00, të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Serie-A nisin në orën 20:45.

Formacionet zyrtare:

 Bologna - Juventus

Image

 

Atalanta - Milan

Image

Napoli - Verona

Image

 

Sasuolo - Lazio

Image

Spezia - Roma

Image

 

Torino - Benevento

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco