Ndodh në Gjermani, portieri i Dortmund lejon kundërshtarin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë

Ndodh në Gjermani, portieri i Dortmund lejon kundërshtarin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë

15:36, 23/05/2021

Portieri i Borussia Dortmund Roman Burki lejoi lojtarin e Bayer Leverkusen, Lars Bender të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen e tij të fundit të karrierës, pas së cilës ata e përshëndetën njëri-tjetrin ngrohtësisht.

Në ato momente, Borussia po udhëhiqte takimin me rezultatin e thellë 3-0 dhe ishte e qartë se do ta mbyllnin sfidën me fitore. Bender hyri në lojë në minutën e 89-të dhe iu dha mundësia të godiste një penallti në ndeshjen e lamtumirës.

Borki doli të ishte një zotëri i vërtetë dhe duke pasur parasysh që Bender po i jepte lamtumirë futbollit, ai qëndroi i pa lëvizur në mes të portës, duke mos bërë asnjë përpjekje të ndalonte goditjen nga pika e bardhë e ish lojtarit të kombëtares gjermane.

Bender e vlerësoi gjestin dhe iu afrua zviceranit dhe shprehu mirënjohjen e tij me një përqafim. Bender zhvilloi 19 ndeshje për kombëtaren gjermane, duke shënuar edhe 4 gola, ndërsa për Leverkusen luajti 240 sfida.

Përveç Lars, vëllai i tij binjak Sven Bender, i cili luante për Bayer që prej vitit 2017 i dha fund karrierës si futbollist.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco