E trishtë/ Po festonte titullin kampion të Atletico-s, vdes aksidentalisht tifozi 14 vjeçar

E trishtë/ Po festonte titullin kampion të Atletico-s, vdes aksidentalisht tifozi 14 vjeçar

13:36, 23/05/2021

Atletico Madrid theu dominimin e Real Madrid dhe Barcelonës, duke fituar titullin kampion në Spanjë pas 6 sezonesh.

Një sukses që u prit me shumë entuziazëm nga tifozët e skuadrës madrilene, të cilët u mblodhën në sheshin Plaza de Santa Ana.

Mirëpo, festa e tifozëve të Atletico-s, solli edhe një fatkeqësi të madhe për një djalosh vetëm 14-vjeçar.

Siç e shpjegoi një zëdhënëse e policisë për AFP, "i mituri po udhëtonte në një furgon me miqtë dhe familjen dhe kishte një pjesë të trupit jashtë dritares" të automjetit.

Kur makina hyri në parkingun nëntokësor të sheshit Plaza de Santa Ana afër vendit ku tifozët po festonin triumfin e Atletico-s, i riu "u përplas me një mur", dhe pësoi një "dëmtim të rëndë në kokë".

Shërbimet e urgjencës u përpoqën ta sillnin në jetë të riun, por pa sukses. Sakaq, në shesh gjatë festimëve rezultuan edhe 14 persona të plagosur prej arsyeve të ndryshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco