Vendosi të largohej nga Bayern, Muller 'kërcënon' Alaba-n: Nuk e di ku po shkon por do të pendohesh

Vendosi të largohej nga Bayern, Muller 'kërcënon' Alaba-n: Nuk e di ku po shkon por do të pendohesh

13:17, 23/05/2021

David Alaba luajti ditën e djeshme ndeshjen e fundit me Bayern Munich. Drejtuesit e klubit gjerman dhe mbrojtësi austriak nuk mund të bien dakord për një kontratë të re, dhe 28 vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me Real Madrid dhe do të shkoj në Santiago Bernabeu si një lojtar i lirë.

Por në këtë mënyrë ai i ka dhënë fund aventurës me bavarezët pas 13 vitesh, diçka e cila nuk ka lënë shije të mirë te Myller. Mesfushori i Bayern Mynchen e ka ‘kërcënuar’ Alaba-n se nëse sezonet e ardhshme i del para do ta bëjë të ‘pendohet’.

“Nuk e di me 100% se me cilin ekip do të luash sezonin e ardhshëm, por nuk ka fare rëndësi: do të pendohesh. Nëse do të përballemi bashkë, do të të marr me shkelma by***ve”, -shkruan Muller në rrjetet sociale, sigurisht në formën e një shakaje, pasi miqësia e tyre njihet nga të gjithë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco