Rashica shënon gol por Verderi nuk mbijeton, skuadra rrëzohet nga kategoria e Bundesligës

Rashica shënon gol por Verderi nuk mbijeton, skuadra rrëzohet nga kategoria e Bundesligës

12:37, 23/05/2021

Ky nuk ishte një nga sezonet më të mirë të karrierës, por skuadra e Milot Rashics, Verder Bremen do të luaj një kategori më poshtë vitin e ardhshëm.

Edhe pse Milot Rashica vështirë se do të luajë aty, sërish dëshpërimi ishte i madh në stadiumin “Vesershtadion”, pasi Verderi i Bremenit ra na Bundesliga pas humbjes 2-4 shtëpia ndaj Borusias së Mynshengladbahut.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi një gol ngushëllimi në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 4-0 për miqtë duke qenë kjo më shumë një goditje nderi, ashtu si rrjeta e Fulkrugut 3 minuta më pas.

Ndërsa Verderi u mund, Këlni fitoi 1-0 në shtëpi me Shalken, ndërsa Arminia e Bilefeldit triumfoi 2-0 në stadiumin e Shtutgartit. Kjo bëri që pas 34 javësh, Bilefeldi të ketë 35 pikë, Këln 33, dhe Verder 31, pra Këlni do të luajë play of me skuadrën e vendit të tretë në Bundesligën e dytë, ndërsa Bilefeldi është i mbijetuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco