VIDEO/ Luhet ndeshja e sezonit, mijëra tifozë në mbështetje të skuadrës së Milanit

VIDEO/ Luhet ndeshja e sezonit, mijëra tifozë në mbështetje të skuadrës së Milanit

12:29, 23/05/2021

Milani luan sonte në mbrëmje ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Seria A. Një fitore në fushën e Atalantës sjell realizimin e objektivit Champions League dhe rikthimin e klubit të famshëm në turneun e më të fortëve pas shumë vitesh mungesë.

Të gjithë po e presin me padurim sfidën ndaj skuadrës së Berat Gjimshitit, që ka siguruar kualifikimin në Champions League. Tifozët kanë vendosur të karikojnë heronjtë e tyre përpara kësaj finale. Rreth 5000 ultras kanë zbarkuar në Milanello me kore dhe këngë motivuese.

 Atmosfera shumë pozitive dhe tepër e nevojshme për djemtë e Stefano Piolit, të cilët janë nisur drejt qytetit të Bergamos nën koret e tifozëve, që po presin me padurim ta shohin sërish në Champions League ekipin e zemrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco